Komisioni për Reformën Zgjedhore, Besnik Mustafaj: Mungesë sinqeriteti nga ana e opozitës, ngritja e grupit paralel, e panevojshme

Publikuar tek: aktualitet, më 23:15 08-11-2019 Komisioni për Reformën Zgjedhore, Besnik Mustafaj: Mungesë sinqeriteti nga ana e opozitës, ngritja e grupit paralel, e panevojshme Ish-ministri i Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj, shprehet se Reforma Zgjedhore është çështje që kërkon vullnet politik të cilin nuk e ka as opozita dhe as mazhoranca. Sipas Mustafajt, ngritja e grupit paralel të punës për reformën, krah Komisionit paralamentar, është e panevojshme.

I ftuar në RTV Ora, Mustafaj shtoi se te opozita ka mungesë sinqeriteti për të qenë kontribuuese në kryerjen e Reformës Zgjedhore

Pjesë nga biseda në studio

Beti Njuma: Jeni shprehur skeptik në këto kushte për zhvillimin e reformës zgjedhore, ndërkohë që PD ka një projekt më vete, mazhoranca po vijon me një projekt më vete.

Besnik Mustafaj: Unë jam shprehur skeptik jo pse nuk është e mundur. Reforma zgjedhore është çështje vullneti politik. Unë konstatoj një mungesë vullneti politik nga ana e mazhorancës për të bërë një reformë të vërtetë zgjedhore. Konstatoj një mosbesim shumë të madh dhe një mungesë sinqeriteti nga ana e opozitës për të qenë kontribuuese në kryerjen e reformës zgjedhore.

Beti Njuma: Pse mungesë sinqeriteti nga ana e opozitës?

Besnik Mustafaj: Kjo duket në hapat që po hedh opozita. Ngritja e një grupi paralel me komisionin parlamentar të posaçëm sepse opozita është jashtë parlamentit për reformën zgjedhore. Ngritja e një grupi të tillë për mua është e panevojshme. Për mua, është një tentativë për ti thënë opinionit publik se ne po  punojmë për reformën kur në fakt ku do i çojë ai, kush do i miratojë ato. Si do bëhen ligje këto propozime? Këto bëhen ligje kur shkohet në Komisionin e mandatuar për të kryer reformën zgjedhore dhe shkohet atje me propozime konkrete dhe me një përgatitje paraprake. Nuk e do Damian Gjiknurin? Unë jam që Damian Gjiknuri nuk mund të jetë njeriu i reformës zgjedhore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075771808624268
array(1) { ["section"]=> string(133) "komisioni-per-reformen-zgjedhore-besnik-mustafaj-mungese-sinqeriteti-nga-ana-e-opozites-ngritja-e-grupit-paralel-e-panevojshme-185214" }