Komisionoi i Ekonomisë rrëzon kërkesat e PD për uljen e TVSH-së për energjinë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:23 01-04-2015 Komisionoi i Ekonomisë rrëzon kërkesat e PD për uljen e TVSH-së për energjinë

Pas debateve të shumta sot në Komisionin e Ekonomisë mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të Partisë Demokratike, komisioni ka hedhur poshtë propozimet e PD-së për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike.

Deputeti Sherefedin Shehu deklaroi se qeveria nuk ka rritur të ardhurat por vetëm taksat. Sipas tij kompanitë nuk duhet të drejtohen nga politika por duhet të privatizohen.

“Qeveria pretendon që ka arritur një rekord, por rekordi është vetëm për rritjen e taksave. Nuk mund të menaxhohet kompania me drejtues politik. Ajo kërkon privatizim. Shqiptarët nuk po marrin përfitime nga taksat. 70% e shqiptarëve u prekën nga çmimi i energjisë. Akciza është taksa që performon më keq.  Unë do kërkoja nga qeveria edhe në aspektin e përdorimit të parave publike të ishte më e kujdesshme ”, tha Shehu.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani, gjatë prezantimit të projektligjit për lojrat e fatit tha se janë konfiskuar 7080 subjekte.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretet e Presidentit
Tahiri-Lu, takim për Byronë Kombëtare të Hetimit »
Article Logic
Execution time: 0.012159109115601
array(1) { ["section"]=> string(82) "komisionoi-i-ekonomise-rrezon-kerkesat-e-pd-per-uljen-e-tvsh-se-per-energjine-7531" }