Ministrja Manastirliu: Kemi siguruar 100 mijë teste të shpejta, të hënën fillojmë në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 04-12-2020 Ministrja Manastirliu: Kemi siguruar 100 mijë teste të shpejta, të hënën fillojmë në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lajmëruar pak më parë se Shqipëria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për Covid-19. Këto teste të quajtura dhe teste antigen e nxjerrin rezultatin për 30 minuta.

“100 mijë teste të shpejta të njohura nga OBSH që janë të disponueshme në vendin tonë që do të vendosen në funksion në strukturat spitalore. Do të nisë nga dita e hënë në Tiranë. Do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Pikat e testimit do të bëhen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh”, u shpreh ministrja.

Më tej, ajo shtoi se prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të vihen në dispozicion të spitaleve rajonale.

“Prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe në spitalet rajonale. Koha e nevojshme nga dita e hënë deri më datë 20 dhjetor është përcaktuar të vihet në dispozicion të të gjitha stafeve tona në të gjitha pikat ku do të bëhet ky testim i shpejtë. Tesi i shpejtë i anti genit është vendosur në funskion të testimet, rritjes së kapacitevem në funskion të nderporjes së zinxhirit të infeksionit duke garantuar edhe sigurinë”, u shpreh Manastirliu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Lufta me dekrete’, socialistët rrëzojnë në Komision ligjin e kthyer nga Meta për Metrologjinë, presidenti e çoi dhe në SPAK
OFL-ja ‘zhvendos kursin’ në veri të vendit, u çon formularët kuksianit dhe 5 tropojanëve të dënuar për drogë, grup kriminal e vjedhje (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010656118392944
array(1) { ["section"]=> string(96) "komiteti-i-eksperteve-kemi-siguruar-100-mije-teste-te-shpejta-te-henen-fillojme-ne-tirane-230146" }