Komiteti i Rindërtimit në tryezë diskutimi, Ahmetaj: Dëmi për banesat e siguruara mund të shkojë 25 mln euro, kompanitë paguajnë 12 mln usd

Publikuar tek: aktualitet, më 12:29 06-12-2019 Komiteti i Rindërtimit në tryezë diskutimi, Ahmetaj: Dëmi për banesat e siguruara mund të shkojë 25 mln euro, kompanitë paguajnë 12 mln usd

Paraditen e sotme, Komiteti i Rindërtimit ka zhvilluar një takim me Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare dhe drejtuesit e kompanive të sigurimit, me tematikë rikuperimin e dëmeve të banesave, shkaktuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Në fjalën e tij, drejtuesi i këtij Komiteti, Arben Ahmetaj ka kërkuar qëkompanitë e sigurimit t'i vendosin në dispozicion listën me emrat e përfituesve.

Sipas Ahmetajt, shifrat e deritanishme nuk janë përfundimtare dhe dëmi mund të shkojë në mbi 25 mln euro për banesat e dëmtuara.

Ne kërkojmë që kompanitë e sigurimit të na vendosin në dispozicion listat e përfituesve. Shifrat e deritanishme nuk janë përfundimtare, dëmi mund të shkojë në mbi 25 mln euro. Kompanitë e sigurimit do të paguajnë 12 mln usd dhe plot 1943 ndërtesa të dëmtuara janë në proces trajtimi nga këto kompani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041953086853027
array(1) { ["section"]=> string(143) "komiteti-i-rindertimit-ne-tryeze-diskutimi-ahmetaj-demi-per-banesat-e-siguruara-mund-te-shkoje-25-mln-euro-kompanite-paguajne-12-mln-usd-188594" }