Komiteti Teknik i Ekspertëve i përgjigjet Bashës: Nuk jemi 'fasadë' e askujt, tërhiqni akuzat

Publikuar tek: aktualitet, më 14:19 31-10-2020 Komiteti Teknik i Ekspertëve i përgjigjet Bashës: Nuk jemi 'fasadë' e askujt, tërhiqni akuzat Foto ilustruese

Komiteti Teknik i Ekspertëve, reagon pas akuzave nga Kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili tha se janë fasadë e Edi Ramës dhe që nuk po tregojnë shifrat reale për situatën e Covid-19.

Në një deklaratë Komiteti Teknik i Ekspertëve shprehte se përveç përballimit të një situate shumë të vështirë me Covid-19, gjenden të sulmuar dhe të fyer në punën e tyre.

Komiteti Teknik i Ekspertëve shprehet se nuk janë “fasadë” e askujt dhe se nuk pranojnë akuzat për dështim në punën e tyre.

Ndër të tjera Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka bërë thirrje Bashës që të tërheqë akuzat e bëra në adresë të anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe nga përpjekja për baltosjen e punës së autoriteteve shëndetësore, që në këto kohë të pandemisë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme.

Deklaratë e Komiteti Teknik i Ekspertëve

Me keqardhje dhe indinjatë të thellë, dëgjuam akuzat e bëra ndaj nesh nga ana e Kryetarit të Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha.

U bë kohë që përveç përballimit të një situate shumë të vështirë, siç është ajo e pandemisë së Covid-19, jemi gjendur të sulmuar dhe të fyer në punën tonë, duke filluar nga kryetari i PD dhe disa pak politikanë të tjerë.

Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë, për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë në këtë kohë tejet sfiduese

Ne nuk jemi “fasadë” e askujt, siç deklaron Z. Lulzim Basha. Ne nuk pranojmë akuzat për dështim në punën tonë, të bëra nga një kryetar partie, formimi profesional i të cilit nuk ka se si t’ia lejojë të bëjë gjykime në lidhje me punën e këtij komiteti.

Në çdo ditë të punës sonë, ne udhëhiqemi vetëm nga parimet e profesionalizmit dhe çdo vendim që kemi marrë, e kemi marrë duke u bazuar vetëm në këto parime.

Ne mendojmë se strategjia që kemi ndjekur deri më sot, ia ka dalë të minimizojë numrin e infeksioneve dhe fataliteteve të shkaktuara nga koronavirusi, gjë që e tregojnë fare qartë edhe shifrat krahasuese me vendet e rajonit, dhe ato të Evropës.

Siç është shprehur edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përdorimi politik i pandemisë i shërben vetëm përkeqësimit të situatës dhe është i dëmshëm për mbrojtjen e shëndetit publik.

I bëjmë thirrje Z. Basha që të tërheqë akuzat e bëra në adresë të anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të heqë dorë nga përpjekja për baltosjen e punës së autoriteteve shëndetësore, që në këto kohë të pandemisë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A do vendoset Shqipëria në karantinë të dytë? Eugena Tomini zbulon se çfarë do të ndodhë: Do të shihet...(E PLOTË)
Makina përplaset me trafikndarësen dhe përmbyset, dërgohet me urgjencë në spital shoferi »
Article Logic
Execution time: 0.011230945587158
array(1) { ["section"]=> string(96) "komiteti-teknik-i-eksperteve-i-pergjigjet-bashes-nuk-jemi-fasade-e-askujt-terhiqni-akuzat-225917" }