Komiteti Teknik merr VENDIMIN: Mbajtja e MASKAVE do bëhet ME DETYRIM

Publikuar tek: aktualitet, më 21:41 08-07-2020 Komiteti Teknik merr VENDIMIN: Mbajtja e MASKAVE do bëhet ME DETYRIM Foto ilustruese

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente publike, masë e re anti-Covid pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus.

Lajmin e bën me dije Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë.

Ajo tha se mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz. Në të kundërt, personat që shkelin këtë masë të re, do të gjobiten.

"Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejt,” u shpreh Kuli.

Vendimi do të hyjë në fuqi në ditët në vijim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010132074356079
array(1) { ["section"]=> string(74) "komiteti-teknik-merr-vendimin-mbajtja-e-maskave-do-behet-me-detyrim-213272" }