Kompania ajrore “low-cost” me bazë të re në Aeroportin e Rinasit, 15 destinacione nga Tirana

Publikuar tek: aktualitet, më 18:15 29-05-2020 Kompania ajrore “low-cost” me bazë të re në Aeroportin e Rinasit, 15 destinacione nga Tirana

Kompania ajrore “low-cost” Wizz Air do të ketë një bazë të re në Aeroportin Nënë Tereza, në Tiranë.

Wizz Air është linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Linja ajrore do të bazojë 3 avionë Airbus A320 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në korrik 2020. Së bashku me krijimin e bazës së re dhe ekzistencën e dhjetë destinacioneve tashmë në operim, Wizz Air njoftoi 15 destinacione të reja për tetë vende nga Tirana duke filluar nga korriku 2020, duke shënuar në total në 25 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Tre avionët Airbus A320 do të mbështesin operacionet e pesëmbëdhjetë rrugëve të reja për në Beauvais (Paris), Charleroi (Bruksel), Eindhoven, Mulhouse Euroairport, Karlsruhe / Baden-baden, Hamburg, Berlin Schönefeld, Frankfurt Hahn, Pragë, Selanik, Rodos, Bari, Katania, Milano Malpensa dhe Torino, duke arritur në mbi 800 mijë vende në shitje në 25 destinacione nga Tirana në vitin 2020.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095748901367188
array(1) { ["section"]=> string(96) "kompania-ajrore-low-cost-me-baze-te-re-ne-aeroportin-e-rinasit-15-destinacione-nga-tirana-208320" }