Me 78 vota pro dhe një abstenim Kuvendi i tha “Po” projektit të firmës arabe për ndërtimin e një kulle ikonike në Tiranë.
Firmës arabe “Al Habtoor Investment” në këmbim të këtij investimi do t’i falen 25 mijë metra katrorë te Bulevardi i ri në Tiranë si dhe do i falen për 15 vite rresht taksat.
Kuvendi i ka hapur kështu rrugë negociatave për firmosjen e marrëveshjes me kompaninë që do investojë 250 milion dollarë dhe premton të përfundojë ndërtimin brenda tre vitesh.
“Al Habtoor Investment” është pjesë “Al Habtoor Group”, i themeluar nga sheiku Khalaf Ahmad Al Habtoor. Aktualsiht ajo ka disa investime të rëndësishme në Dubai dhe zotëron 7 prona luksi kryesisht në Vjenë, Budapest, Londër, Beirut dhe në Springfilld të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.