Kompania e ministrit libanez të Mbrojtjes do ndërtojë anije luftarake për Izraelin

Publikuar tek: bota, më 23:31 21-12-2016 Kompania e ministrit libanez të Mbrojtjes do ndërtojë anije luftarake për Izraelin

Kompania që do të ndërtojë anije luftarake për Izraelin është në pronësi të familjarëve të ministrit të Mbrojtjes libanez, Samir Mouqbel, i cili dyshohet se është i lidhur me Hezbollahun dhe Iranin.

Informacioni u zbulua në një letër që i është dërguar Prokurorit të Përgjithshëm izraelit, Avichai Mandelblit nga kreu i Unionit Zionist. Erel Margalit zbuloi informacione nga burime të ndryshme gjatë qëndrimit të tij në Europë, raporton Newsbomb.al.

Kreu i Unionit Zionist shkruan në letrën e tij drejtuar kryeprokurorit se “kjo është një situatë serioze për sigurinë e vendit, pasi pronari i kompanisë është ministër i një vendi që konsiderohet armik”.

Ai thotë më tej se tre zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes libaneze kanë ndryshuar emrin e kompanisë nga “Abu Dhabi Mar” në “German Naval Yard Kiel”, për të feshehur identitetin e pronarëve të vërtetë, raporton Newsbobm.al.

Më herët Ministira e Mbrojtjes izraelite ka thënë se ndërtimi i katër anijeve luftarake nga kompania me bazë në Abu Dhabi nuk rrezikon ndonjë informacion të klasifikuar pasi sistemi luftarak dhe pajisjet e brendshme do instalohen në Izrael. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019351959228516
array(1) { ["section"]=> string(88) "kompania-e-ministrit-libanez-te-mbrojtjes-do-ndertoje-anije-luftarake-per-izraelin-63373" }