Kompania farmaceutike njofton barnën kundër kancerit, aksionet rriten mbi 100% brenda ditës

Publikuar tek: bota, më 15:55 29-06-2016 Kompania farmaceutike njofton barnën kundër kancerit, aksionet rriten mbi 100% brenda ditës

Kompania biofarmaceutike, Tesaro, duket se po kalon ditë të mira pas rritjes me mbi 100 për qind të aksioneve në bursë.

Kompania njoftoi vetëm pak ditë më parë se barna niraparib ka dhënë rezultate pozitive në ndalimin e përkeqësimit të kancerit të vezoreve.

Niraparib është një pilulë që merret një herë në ditë, dhe është pjesë e barnave “PARP” që funksionojnë si bllokues. Në thelb ato bllokojnë një enzimë të veçantë që përdoret nga qelizat tona për të riparuar ADN-në. në lloje të caktuara të kancerit ku sistemi i riparimit është thyer duke i lejuar qelizat kancerogjene të përhapen, prandaj bllokimi është i rëndësishëm.

Kjo barnë ka dhënë efekte tepër të larta te njerëzit me mutacionin e gjeneve BRCA, të cilat i pamundësojnë mekanzmave të tjerë riparimin e ADN-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020848035812378
array(1) { ["section"]=> string(95) "kompania-farmaceutike-njofton-barnen-kunder-kancerit-aksionet-rriten-mbi-100-brenda-dites-44960" }