Kompania i dëmton makinën, kërkon t’i paguajë darkën, vajza shpenzon 7-fishin e faturës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:54 08-05-2015 Kompania i dëmton makinën, kërkon t’i paguajë darkën, vajza shpenzon 7-fishin e faturës

Siobhan Yap është një 27-vjeçare e cila bleu një makinë tip Audi e  cila kushtonte 20.000 paund. Makina u dëmtua aksidentalisht nga kompania në showroom dhe në këmbim të dëmit prej 100 paundësh ata i ofruan Siobhan që t’i paguanin një vakt në restorant.

Siobhan ka rënë dakord me këtë marrëveshje dhe ka darkuar bashkë me mamanë e saj duke u lënë në dorë stafit të kompanisë një faturë prej 700 paundësh. Kur ata janë përballur me shifrën e lartë të faturës kanë prishur marrëveshjen duke i thënë 27-vjeçares që do të paguajnë vetëm gjysmën e faturës.

Ndërsa, Siobhan këmbëngul që ajo të paguajnë të paktën 250 paund nga fatura dhe jo gjysmën e saj. Siobhan shprehet se e ka bërë këtë pasi ishte e stresuar për shkak të makinës së dëmtuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022199869155884
array(1) { ["section"]=> string(91) "kompania-i-demton-makinen-kerkon-t-i-paguaje-darken-vajza-shpenzon-7-fishin-e-fatures-10676" }