Kompania serbe po shkatërron kalanë historike, Lidhja e Historianëve bën apel: Shteti ka faj (DEKLARATA)

Publikuar tek: rajon, më 15:48 20-09-2019 Kompania serbe po shkatërron kalanë historike, Lidhja e Historianëve bën apel: Shteti ka faj (DEKLARATA) Punimet e kompanisë serbe në Kalanë e Novobërdës

Lidhja e Historianëve të Kosovës u shpreh e indinjuar për dëmtimin që një kompani serbe po i bën me punimet e saj Kalasë së Novobërdës.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, ky organ fajëson shtetin e Kosvës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe organet e tjera përgjegjëse për këtë dëm të madh që po i bëhet këtij objekti historik.

‘’Me shqetësim të madh kemi përcjellë situatën rreth dëmeve të shkaktuara në Kalanë e Novobërdës. Kalaja e Novobërdës, është një lokalitet i rëndësishëm i historisë dhe trashegimisë kulturore të shqiptarëve të Kosovës. Shteti i Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe organet tjera që merren më mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë, janë fajtorët kryesorë që kanë lejuar një kompani serbe të kryejë punime në këtë pasuri të shtetit tonë”, thuhet në reagimin e tyre.

Firma serbe është kontraktuar nga qeveria e Kosovës për restaurimin e Kalasë së Novobërdës, por ndërhyrja pa kriter ka dëmtuar një pjesë të rëndësishem të Kalasë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029893159866333
array(1) { ["section"]=> string(107) "kompania-serbe-po-shkaterron-kalane-historike-lidhja-e-historianeve-ben-apel-shteti-ka-faj-deklarata-179170" }