Kompania Shell zbulon burim të ri nafte në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 23:10 24-05-2019 Kompania Shell zbulon burim të ri nafte në Shqipëri

Kompania amerikane Shell njofton se ka zbuluar një burim të ri nafte në Shqipëri, në zonën e Beratit.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Shell shprehet se në zonën e Beratit, në pusin Shpirag 04 ka gjetur rezerva të mëdha të naftës dhe gazit të cilat janë një potencial i rëndësishëm për ekonominë.

Burimi i ri i naftës është i pari i gjetur në një zonë me brez tektonik të rrudhosur në vend, ndërsa nga testimi disa ditor i pusit janë nxjerrë mijëra fuçi naftë në ditë.

Për njoftimin e dhënë nga Shell ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili e quajti një lajm fantastik për të nesërmen e ekonomisë zbulimin e burimit të Shpirag 04.

'Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit konfirmimi pozitiv i testimeve finale të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag. Kompania që hyri në Shqipëri në 2015 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera', ka shkruar Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027329921722412
array(1) { ["section"]=> string(58) "kompania-shell-zbulon-burim-te-ri-nafte-ne-shqiperi-165605" }