Kompania shtetërore e GAZIT të AZERBAJXHANIT gati të vijë në SHQIPËRI: Po shohim format e bashkëpunimit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 07-01-2019 Kompania shtetërore e GAZIT të AZERBAJXHANIT gati të vijë në SHQIPËRI: Po shohim format e bashkëpunimit Murad Heydarov, President i SOCAR

Kompania shtetërore e naftës së Azerbajxhanit SOCAR po sheh disa forma pjesmarrjeje në gazifikimin e Shqipërisë, thotë kreu i SOCAR për Ballkanin Murad Heydarov për agjencinë e lajmeve azere Trend.

 

“Qeveria shqiptare ka aprovuar rezultatet e studimit të fizibilitetit për masterplanin e gazifikimit të vendit. Procesi për seleksionimin e kontraktorëve do të fillojë së shpejti. SOCAR po konsideron forma të ndryshme pjesmarrjeje në këtë proces” tha ai.

Heydarov shtoi në të njëjtën kohë se kompania planifikon të bëjë një hartë të detajuar inxhinierike të rrjetit ndërmjet Fierit dhe Vlorës. Duke folur për bashkëpunimin me kompaninë shqiptare Albgaz për shërbime në rrjet, ai vuri në dukje se afatet për këtë punë janë shtyrë pas kërkesës së Albgaz për shkak të nevojës së zgjedhjes së kontraktorit të parë për ndërtimin e gazsjellësit. SOCAR dhe Albgaz firmosën bashkëpunimin në shkurt 2018.

Një linjë gazi do të ndërtohet mes Fierit dhe Vlorës për të siguruar shpërndarjen e gazit nga projekti. Shqipëria është një ndër vendet evropiane që do të marrë gaz nga Azerbajxhani nëpërmjet Southern Gas Corridor.

Ndërkohë lajmi konfirmohet edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli që e sheh këtë si një mundësi të madhe investimi në vendin tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moti i keq, OSHEE ndërhyn për lehtësimin e rrjetit në Tiranë
Përfundon protesta e studentëve, çfarë paralajmëruan për nesër »
Article Logic
Execution time: 0.013067960739136
array(1) { ["section"]=> string(109) "kompania-shteterore-e-gazit-te-azerbajxhanit-gati-te-vije-ne-shqiperi-po-shohim-format-e-bashkepunimit-147818" }