Kompanitë e transportit në protestë, policia shoqëron 5 shoferë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:46 01-04-2019 Kompanitë e transportit në protestë, policia shoqëron 5 shoferë Foto ilustruese

Kompanitë e transportit kanë protestuar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër duke bllokuar rrugën.

Autobusat e kompanive kanë bllokuar rrugën ndërsa polica ka shoqëruar pesë nga shoferë.

Mësohet se ka pasur përplasje mes shoferëve të Libohovës dhe atyre të Gjirokastrës.

Kompanitë e transportit publik kërkojnë nga shteti konkurencë të ndershme.

Protesta e shoferëve vijon prej një jave. Sipas tyre konkurrenca e pandershme i ka bërë të falimentojnë, pasi janë shtuar shumë linja transporti që punojnë pa kritere dhe që marrin udhëtarë në vende të pacaktuara. 

Ata kundërshtojnë që Libohova dhe Dropulli të kenë linjë transporti drejt Tiranës, ndërsa për rikthim në normalitet shoferët kanë vendosur si kusht pezullimin e këtyre linjave nga Ministria e Transportit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarret në pyje, procedohen autorët, mes tyre kryeplaku dhe inxhinieri
Të rrosh a të mos rrosh, e nëse rron si të rrosh?! »
Article Logic
Execution time: 0.013833999633789
array(1) { ["section"]=> string(69) "kompanite-e-transportit-ne-proteste-policia-shoqeron-5-shofere-158686" }