Komplimenti që serbi i bëri gruas së shqiptarit, shkak për vrasjen me thikë në Vjenë

Publikuar tek: rajon, më 17:25 23-08-2017 Komplimenti që serbi i bëri gruas së shqiptarit, shkak për vrasjen me thikë në Vjenë

Policia gjermane është ende në kërkim të shtetasit nga Kosova që pak ditë më parë  vrau me thikë një shtetas serb 37 vjeçar, pronar i një lokali në Vjenë.

Shkak për ngjarjen thuhet të ketë qenë një kompliment që 37-vjeçari i kishte bërë gruas që ishte në shoqërinë e të dyshuarit: “çfarë çmendurie, në këtë orë të vonë të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur”, kishte thirrur ai nga ana tjetër e rrugës.

Por kjo thirrje e kishte provokuar shoqëruesin e saj. “Eja këndej”, i kishte thënë ai dhe i kishte drejtuar sharje të rënda me konotacion homofob dhe seksual.

37-vjeçari serb dhe shoqëruesi i tij 28-vjeçar kishte dalë matanë dhe ia kishte kthyer sharjet, përcjell albinfo.ch. Pastaj i dyshuari ka nxjerrë thikën dhe ka lënduar me të fillimisht 28-vjeçarin e pastaj kishte goditur disa herë me thikë në afërsi të kafenesë së tij 37-vjeçarin. Pas kësaj i dyshuari për vrasje së bashku me shoqëruesen e tij janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova ende në ngërç politik, Haradinaj paralajmëron dështimin e seancës së nesërme
Në Kosovë nuk duken shenja për daljen nga kriza »
Article Logic
Execution time: 0.013864040374756
array(1) { ["section"]=> string(89) "komplimenti-qe-serbi-i-beri-gruas-se-shqiptarit-shkak-per-vrasjen-me-thike-ne-vjene-89958" }