Kompozitori i mirënjohur Shpëtim Saraçi u largua nga Shqipëria për të jetuar në Amerikë.
Pas 8 muajsh duket se kompozitori ka vendosur të rikthehet në vendin tonë pavarësisht deklaratve të mëparshme ku kishte shprehur pakënaqësitë për vendin tonë.
“Di që edhe pse punova me shpirt e pasion për rreth 30 vite në Shqipëri, prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe”, është shprehur pas largimit kompozitori. Ndërkohë që Saraçi është parë në Shqipëri këto ditë, në shoqërinë e kompozitorit Alfred Kaçinari
Nuk dihen arsyet se pse Saraçi ndodhet në Shqipëri, por duhet thënë se artistë të tillë i mungojnë kurdoherë vendit tonë.