‘Komunikim i shkëlqyer’, Aleksandër VUÇIÇ telefonon RAMËN dhe ZAEVIN, zbulon se çfarë diskutuan (MESAZHI)

Publikuar tek: barometri, më 07:49 05-11-2019 ‘Komunikim i shkëlqyer’, Aleksandër VUÇIÇ telefonon RAMËN dhe ZAEVIN, zbulon se çfarë diskutuan (MESAZHI) Rama, Vuçiç dhe Zaev në Novi Sad, ku shpallën iniciativën 3-palëshe të ''Minishengenit Ballkanik''

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç komunikoi në telefon me kryeminstrin Rama dhe kreun e qeverisë maqedonase Zoran Zaev.

Lajmin e bën me dije vetë lideri serb në profilin e tij në ‘’Instagram’’, ku bën me dije se ka mbetur i kënaqur nga komunikimi me të dy liderët e qeverive ballkanine në kuadër të takimit të radhës së ‘’Minishengenit Ballkanik’’.


‘’Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara Samitit të Ohrit në 9 nëntor’’, shkruan Vuçiç.

Sot, presidenti serb u takua me Përfaqësuesin e SHBA-së në Ballkan Matthew Palmer, ku shprehu se nuk pranon qasjen e Palmerit për çështjen e Kosovës. Nga ana tjetër, kryeministrat Rama dhe Zaev u shprehën për ''Financial Times'' se refuzimi i BE-së për hapjen e negociatave për integrim u ka dhënë goditje të forta aspiratave të dy vendeve. Zaev paralajmëroi se Maqedonia e Veriut mund të përfshihet në një konflikt ndëretnik, i ngjashëm me atë të vitit 2001. Rama theksoi se BE-ja e goditi brutalisht Shqipërinë duke i shtyrë çeljen e bisedimeve për integrim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022526025772095
array(1) { ["section"]=> string(106) "komunikim-i-shkelqyer-aleksander-vucic-telefonon-ramen-dhe-zaevin-zbulon-se-cfare-diskutuan-mesazhi-184747" }