Komunikimi….

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:21 07-03-2016 Komunikimi….

Nga Përparim Kabo

Tek shkonim në punë me makinë sot në mëngjes, shiu i dëndur nuk se jepte shumë motivim për entuziazëm….tek një semafor u ndalëm ishte ndezur drita e kuqe. Melina më pyeti sa vite punë tu bënë? Po vitin që vjen bëhen 40, iu gjegja. Pastaj llogaritëm vitet në arsim dhe ato vite që mbetëm pa punë por jo të paangazhuar. Sot më duket se kam vetëm 40 jave që punoj, ose 40 ditë, ose 40 orë. Puna në auditor ka shumë veçori, është përgjegjësi sepse duhet të ngresh një marrdhënie besimi bazuar tek arsyeja, tek bindja, tek argumenti, tek bashkëbisedimi. Në thelb sekreti mësimëdhëies është komunikimi i ndërsjelltë, sepse përmes tij cilido ndërton dhe shpërfaq personalitetin e tij.Ndaj duhet shumë kujdes, që askush mos e ndjejë veten të pazotin dhe me detyrë që vetëm duhet të heshti dhe të dëgjojë, të thotë po dhe mos kundërshtojë, ose mos shprehi atë që mendon, si e mendon dhe pse e mendon. Ndaj parimi im është që studenti më i mirë është ai që pyet se sa ai që përgjigjet duke rithënë atë që mund t’ia kem thënë unë apo e ka lexuar diku. Kur studenti ka dëshirë të pyesi kjo tregon që ka hyrë në mekanizmin e arsyetimit, e gjetjes së argumenteve pro dhe kundër, apo akoma më mirë në ecjen mendore alternative, pra tek e treta e fshehur si thuhet duke tejkaluar alternancat afirmuese ose mohuese. Edhe dikush që nuk ka dije teorike të mjaftueshme, mos e lërë më një anë, nxite të lexojë dhe intepretojë një fakt, një episod, apo përvojë të tij…kështu ecet në rrugën e empirizmit shkencor. Komunikimi ka edhe disa sekrete të tjera, tonin dhe butësinë e zërit, seriozitetin për gjithçka serioze, të qeshurën në situatën komike, administrimin e kohës pa krijuar bezdi, shikimin dhe komunkimin me heshtjen, ndalesat e nevojshme, vijushmëria nga e njohura tek e panjohura, ose nga më pak e njohura tek më shumë e tillë. Në komunikim ka shumë rëndësi që nëse nuk e ke përgjigjen mos improvozosh, është me serioze të thuash se për këtë pyetje ose çështje nuk kam përgjigje. Në komunikim ka shumë rëndësi t’u thuash studentëve ‘ju faleminderit që më besuat’ sepse kështu ai kupton se edhe në fushën e dijeve ka rëndësi besueshmëria.

Sot lexoja diçka që më nisi në Pdf miku im Moikom Zeqo.Kishte shkruar diçka brilante…dhe unë iu përgjigja. I dashur Mik...

Lexova rëmbimthi një pjesë të këtyre poezive që më shumë se art janë psalme të gjithëkohësisë...

Tash prej kohësh e deri sot Ju jeni një me universin, ai është mirëstrehuar tek ju, ndaj lodrimi me natyrën, me njeriun, me religjionin, me të përtejmen, duket si një udhëtimi që është bërë nga Ju më shumë se një herë. Moikom ju e njihnin gjithçka që ka marrë frymë dikur dhe nuk merr sot, gjithçka që nis të marri frymë sot dhe do vijojë edhe në të ardhmen...

Mjafton një varg vetëm një nga të tutë mik…

"Në tëmthat e mi jane muret e Jeruzalemit të mendimit"

Nuk është thjesht metafor, është për mua së paku një sintezë ekumenike...që m’tregon se gjithçka e ka origjinën tek mendimi, tek logjistika e tij kozmogonike e cila është e bukur sepse është në shumës dhe si e tillë bën të ketë shumë besime fetare, të ketë një ekumenizëm të liturgjisë plurale...ndaj Jeruzalemi është një “qytet prej mendimi” dhe ti e ke atë brenda vetes si mesazh mesianik..

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020400047302246
array(1) { ["section"]=> string(16) "komunikimi-34471" }