Në arkivin austriak ndodhet një letër, që Princ Vidi, i cili për disa muaj drejtoi Shqipërinë, i dërgonte presidentit amerikan Woodrow Wilson më 8 maj 1914 nga Pallati i Durrësit dhe i kërkonte ndihmë për forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit tonë, që kishte më pak se dy vite që ishte krijuar.
Sipas studiuesit Ilir Ikonomi, ky mund të jetë komunikimi i parë i shtetit shqiptar me një president amerikan.
“Interesi që keni treguar gjithmonë ndaj vendit tim, - shkruan Vidi, - më bën të shpresoj se do të më akordoni miqësinë tuaj dashamirëse për të forcuar pozitën ndërkombëtare të shtetit të ri, i cili është i destinuar të luajë një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e Ballkanit.”
Kur ka mbetur vetëm një ditë nga inagurimi i presidentit të ri të SHBA, Donald Trump, dhe ekuilibrat në Ballkan po tentohet të prishën, kjo letër fiton një simbolik edhe më të fortë.