Komunikimi telefonik, zbardhet biseda mes Trump dhe Putin

Publikuar tek: bota, më 06:14 03-05-2017 Komunikimi telefonik, zbardhet biseda mes Trump dhe Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë folur në telefon për herën e tretë, që prej kohës kur Trump u zgjodh president.

Biseda e zhvilluar më 2 maj ishte e para ndërmjet dy liderëve që kur  SHBA kreu sulmin me raketa ndaj një baze ajrore siriane, në përgjigje të sulmit kimik ndaj civilëve të kryer nga forcat e qeverisë siriane.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë është përshkruar si “bisedë e mirë”, ku dy liderët kanë biseduar për luftën në Siri, për “punën e përbashkët për të zhdukur terrorizmin në Lindjen e Mesme” dhe “për të zgjidhur më së miri situatën shumë të rrezishme në Korenë e Veriut”.

Shtëpia e Bardhë po ashtu ka njoftuar se Uashingtoni do të dërgojë përfaqësues në bisedimet e paqes për Sirisë, që do të mbahen më 3 dhe 4 maj në Astana të Kazakistanit.

Ndërkaq Kremlini ka thënë se dy liderët kanë koordinuar veprimet e të dyja shteteve në luftën kundër terrorizmit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Le Pen i vjedh fjalimin kolegut, akuzohet për plagjiaturë (VIDEO)
Zbulohet arsyeja pse fotot e Bin Ladenit të vrarë nuk u publikuan kurrë »
Article Logic
Execution time: 0.011967897415161
array(1) { ["section"]=> string(62) "komunikimi-telefonik-zbardhet-biseda-mes-trump-dhe-putin-77262" }