Komuniteti Mysliman, leksione Islami policisë shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 08:41 18-02-2015 Komuniteti Mysliman, leksione Islami policisë shqiptare Xhamia e Tabakëve, Tiranë

Policia shqiptare do të marrë leksione fetare nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, për të njohur  islamin dhe për të kuptuar vijën ndarëse mes tij dhe xhihadizmit ekstremist.  Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, konfirmon një takim që ka kryer me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Artan Didin, ku ka folur për çështjen e parandalimit të terrorizmit fetar.

“Mendojmë se pas këtij takimi do të pasojmë me seminare të përbashkëta, midis Policisë së Shtetit dhe komuniteteve fetare dhe më së shumti me Komunitetin Mysliman, për shkëmbim të informacionit por për të mësuar edhe më shumë mbi fenë. Pjestarë të forcave të Rendit nuk kanë informacione për fenë. Nuk është kusht që të jenë të mirëinformuar, por janë disa informacione që do ta ndihmojnë policinë. Por edhe imamllarët dhe hoxhallarët do të vihen në dijeni për rolin dhe peshën që kanë forcat e Rendit. Ata njerëz janë në vijën e parë të sigurimit të jetës së qytetarëve’’, thotë myftiu Gurra për ‘’Gazetën Shqiptare’’.

Praktikimi i fesë myslimane brenda radhëve të policisë ka sjellë shqetësime së fundi në institucionet e ruajtjes së sigurisë. Transferimi i dy efektivëve RENEA, që u përfol se ishte kryer për shkak të besimit të tyre në fenë myslimane, sipas edhe konfirmimeve të myftiut Gurra, pati si shkak dështimin në testet fizike dhe jo besimin fetar.

‘’Kam informacion por jo  të detajuar që një shqetësim i tillë ndihet edhe në ushtri. Ka ushtarë që frekuentojnë xhamitë, pse jo dhe kishat. Dhe janë ngritur si shqetësime. Ndaj duhet një ndërhyrje e institucioneve dhe e komunikimit të vazhdueshëm. Ushtria dhe policia kanë specifika, pasi janë pjesë e sigurisë kombëtare. Këta frekuentues fetarë duhet të kenë vetëdije për misionin e tyre dhe të jenë në lartësinë e detyrës. Po e them në zhargonin popullor: këta persona nuk mund të braktisin frontin sepse do të falen. Në aspektin fetar shërbimi ndaj Zotit është i njëjtë me shërbimin ndaj atdheut.’’, thotë myftiu Gurra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, punonjësit marrin 13 vjet burg
Nisin festimet e Ditës së Verës, ja aktivitetet në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.011783123016357
array(1) { ["section"]=> string(59) "komuniteti-mysliman-leksione-islami-policise-shqiptare-3698" }