Komuniteti vendas për vrasjen e turistëve: Vrasje e pabesë. Postimi i flamurit shqiptar reflektim për ne

Publikuar tek: aktualitet, më 18:22 04-07-2015 Komuniteti vendas për vrasjen e turistëve: Vrasje e pabesë. Postimi i flamurit shqiptar reflektim për ne

Komuniteti i Thethit, Valbonës dhe Kelmendit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prekal Të Dukagjinit ku u vranë dy turistët çekë.

Komuniteti shpreh indinjatën për vrasjen ndërsa distancohet nga akti kriminal duke shtuar se sakrificat e tyre dhe njerëzve të thjeshtë punetor, te dashur, e të etur për punë dhe integritet njerëzor nuk mund të nepërkemben nga kriminele ordinere që duan të prishin imazhin e mirë të krijuar në vite.

“Ne qytetaret dhe gjithe komuniteti i Thethit, Valbonës dhe Kelmendit, jemi teresisht te prekur dhe te indinjuar nga vrasja makabre e dy turisteve Çeke ne fshatin Preka te Komunens Postripe. Duke shprehur ngushëllimet per familjarat e  dy te rinjve, distancohemi nga ky akt kriminal e terrorist jo vetem për humbjen e jetës së dy të  rinjve dhe për familjaret e tyre humbjen e jetës së njerzve të dashur, por me forcë, i bëjmë thirrje organeve të shtetit, policisë, të gjejnë autorët e këtij krimi dhe të ndeshkohen me forcën maksimale të ligjit”, thuhet në reagim.

“ Ne bujtinat e Thethit, Valbonës dhe Kelmendit, kemi pritur me mijëra e mijra turiste gjatë gjithë këtyre viteve dhe nuk ka pasur asnjë incident. Me nje impenjim të madh dhe me shumë sakrifica kemi arritur të ndërtojme imazhin e një turizmi malor ku mikpritja, bujaria dhe siguria kanë qenë dhe janë motoja kryesore e punës sonë. Sakrificat e tona dhe të njerzve të thjeshtë, punëtor, të dashur, e të etur për punë dhe integritet njerëzor nuk mund të nëpërkëmben nga kriminele ordinere që duan të prishin imazhin e mirë të krijuar në vite”,  thotë komuniteti vendas duke i bërë thirrje edhe banorëve të tjerë të angazhohen për zbulimin e autorëve :

“Për momentin këto individe të errët ja arritën të njollosin emrin tonë, të zonës ku kemi investuar kursimet tona dhe që perpiqemi maksimalisht ta forcojmë shërbimin dhe mikpritjen. I bëjmë thirrje të gjithë banorve të zonës ku ka ndodhur vrasja të angazhohen me forcat e rendit për të gjetur sa më parë fajtorët e  këtij krimi makabër. Në një rast të tillë fjalët janë të tepërta por në asnje moment elementë të tille kriminalë nuk mund dhe nuk duhet të na përfaqësojnë. Michael Svatos and Anna Kosinova Flamuri shqiptar i postuar nga të rinjtë na ben të mendojmë dhe reflektojmë sesa shumë punë na duhet për të përmirësuar imazhin tonë pas kësaj. Ne banoret e bizneset në Theth,  Valbone dhe Kelmend kërkojmë edhe më shumë vemendje dhe investime në zonen tone. Duke përmendur patrullimin e policisë në zonë dhe investime në rrugë e ndricim. Le të vërë në lëvizje kjo tragjedi e madhe gjithë strukturat shtetërore për një plan të ri emergjence për rendin në veri të vendit. Le të jemi të gjithë bashkë ne këtë fatkeqësi, që nuk u ka rënë të rinjve dhe familjarëve të tyre por gjithë popullit shqiptar”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shqiptarët njerëz shumë të mirë. Ngjarja mund të kishte ndodhur kudo”. Flet kreu i Agjencisë Turistike
Thirrja e Blendi Fevziut: Shteti të veprojë shpejt. Jemi vrarë të gjithë nga pak e turpëruar shumë »
Article Logic
Execution time: 0.013276100158691
array(1) { ["section"]=> string(108) "komuniteti-vendas-per-vrasjen-e-turisteve-vrasje-e-pabese-postimi-i-flamurit-shqiptar-reflektim-per-ne-15344" }