Koncerti i Olen Çezarit, Meta i impresionuar: Ambasador i shkëlqyer i kulturës

Publikuar tek: politike, më 09:37 24-04-2019 Koncerti i Olen Çezarit, Meta i impresionuar: Ambasador i shkëlqyer i kulturës

Presidenti Ilir Meta  ka ndarë në rrjetet sociale emocionet e përjetuara nga koncerti i violinistit shqiptar, Olen Cesari dhe grupit të tij “International Clandestine Orchestra”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se Cesari dhe grupi i tij i dhuruan Tiranës një natë magjike dhe festë të jashtëzakonshme. 

"Me shumë emocion ndoqa mbrëmë koncertin e violinistit të madh shqiptar, Olen Cesari, që i shoqëruar nga grupi i tij “International Clandestine Orchestra” dhe artistë me famë botërore, i dhuroi Tiranës një natë magjike dhe një festë të jashtëzakonshme.

Olen Cesari është padyshim një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë.

“Paganini shqiptar”, me madhështinë e talentit të tij, na bën të ndihemi të gjithë krenarë.

Lajm i mirë për të gjithë ju që e humbët dje koncertin është se ai rikthehet sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve.”-shkrun Meta në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15267014503479
array(1) { ["section"]=> string(83) "koncerti-i-olen-cezarit-meta-i-impresionuar-ambasador-i-shkelqyer-i-kultures-161640" }