Koncerti i reperit Rick Ross në Tiranë nuk rrezikon anulimin, pavarësisht tragjedisë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:00 05-04-2016 Koncerti i reperit Rick Ross në Tiranë nuk rrezikon anulimin, pavarësisht tragjedisë Jurgen Kurti dhe Rick Ross, dje në Tiranë

Sot në mbrëmje, reperi i njohur amerikan Rick Ross do të zhvillojë një koncert në një prej club-eve të kryeqytetit. Ai ka mbërritur dje në Tiranë dhe eventi i sotëm është lajmëruar prej muajsh.

Ndonëse kontakti dhe personi që bëri të mundur ardhjen e reperit, Jurgen Kurti ndodhet në qeli, koncerti i Rick Ross do të zhvillohet normalisht. Në rrjetet sociale është ngritur pikëpyetja lidhur me eventin, por club-i që e organizon shkruan se biletat vazhdojnë të jenë në shitje, çka do të thotë se Rick Ross do performojë sot përpara fansave të tij.

Jurgen Kurti u përfshi në tragjedinë e djeshme, ku mbeti i vrarë babai i tij, Artur Kurti dhe u plagos daja Leonard Ristani. Deri më tani, të dy, si Jurgen Kurti dhe Leonard Ristani kanë marrë përsipër vrasjen, por policia ka deklaruar se gjurmët e gishtave te thika, i përkasin Ristanit. Ishte Artur Kurti ai që sipas policisë provokoi ngjarjen e djeshme. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029049873352051
array(1) { ["section"]=> string(89) "koncerti-i-reperit-rick-ross-ne-tirane-nuk-rrezikon-anulimin-pavaresisht-tragjedise-36906" }