Koncerti më i madh i vitit, ndezi Sheshin Skënderbej për më shumë se 7 orë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:11 16-07-2019 Koncerti më i madh i vitit, ndezi Sheshin Skënderbej për më shumë se 7 orë

Digitalb siç kishte premtuar solli mbrëmë në sheshin Skënderbej atmosferën më të zjarrtë të këtij viti, dhe jo vetëm. Një maratonë e vertetë që zgjati më shumë se 7 orë në Sheshin Skënderbej të mbushur si pak herë më parë e me të pranishëm Yjet e skenës muzikore të Shqiptarisë.

Spektaklin e nisi Luana Vjollca që prezantoi live dhe eksluzivisht hitin e saj me yllin ndërkombëtar të muzikës Faydee.

luana.JPG

 

Atmosfera vazhdoi e zjarrtë me Soni Malaj e cila veç performancës me trupin e baletit solli surprizë Agon Amiga dhe Daim Lala.

sonimalaj.JPG

Në skenë u ngjitën më pas Young Zerka Ronela Hajati dhe pas kohësh mungese Vedat Ademi. Po ashtu Jericho sollën atmosferën rrock me tingujt e këngeve të tyre të ngjyrosura kuq e zi.

youngzerka.JPG

ronelaok.JPG

ronela.JPG

vedati.JPG

Skena u ndez nga Kida e cila këndoi hitet më të njohura me publikun që këndonte njëzëri me të.

Kidaok.JPG

kida1ok.JPG

kida.JPG

Digitalb prezantoi në shesh edhe Promon më të re, një realizim shpërthyes, me sloganin “Vazhdo të ëndërrosh”

Dritan Shakohoxha i cili gjithashtu ndante ditëlindjen me Digitalb mes fishekzjarreve që çanë qiellin e kryeqytetit ftoi në skenë një tjetër artist me një përvjetor artistik, edhe ai bënte 15 vjeç sa Digitalb – Alban Skënderaj 

shako.JPG

fishekzjarre.JPG

Alban Skënderaj.JPG

Publiku vazhdoi të kërcente dhe këndonte pavarësisht orëve që kalonin në shesh me Tayna, Mc Kresha & Lyrical Son, Yll Limani dhe bishën e skenës Aurela Gaçe.

Tayna.JPG

mckreshalyricalson.JPG

mckreshalyricalok.JPG

yll limani.JPG

aurelagaceok.JPG

Aurelagace.JPG

Nuk do të kishte kuptim festimi i Digitalb pa himnin e dytë të kombit “Kuq e Zi je ti” me divën Elvana Gjata e cila solli edhe hitet e saj më të reja me një performancë rrënqethëse.

elvanaok.jpg

elvana1ok.JPG

elvana.JPG

Festën e 15 vjetorit e mbylli Ledri Vula i cili e mbajti sheshin në ajër deri në orët e para të mëngjesit, duke mbyllur kështu festimet e gjata të 15 vjetorit të kompanisë mediatike më të dashur të Shqiptarëve anë e kënd globit.

ledriok.JPG

ledri.JPG

Digitalb hyn kështu në vitin e 16 me një sugjerim të vetëm “Vazhdoni të ëndërroni”.

jerichook.JPG

jericho.JPG

koncerti.jpg

koncerti ok.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02551007270813
array(1) { ["section"]=> string(80) "koncerti-me-i-madh-i-vitit-ndezi-sheshin-skenderbej-per-me-shume-se-7-ore-172412" }