Kosova feston sot 10-vjetorin e Pavarësisë. Ndërsa e ftuar në këtë ditë të rëndësishme për Kosovës është edhe këngëtarja Rita Ora, e cila mbërriti në Prishtinë në mesditë.
Këngëtarja me origjinë ngë Kosova do të performojë sonte në një koncert në sheshin Skënderbej në Prishtinë.
Ndërkohë, mediat kosovare bëjnë me dije se Rita do të këndojë në shqip këngën “Shota”.
Ajo do të performojë vetëm pak më vonë në zemër të Prishtinës në vendlindjen e saj. Momenti emocinues po afrohet, ndërsa mësohet se valltarët do e shoqërojnë këngëtaren duke vallëzuar me melodinë e kësaj kënge të bukur shqipe.