Koncesionarët japin ALARMIN: Shqipëria po bëhet koshi i plehrave të Europës

Publikuar tek: ekonomi, më 11:58 10-12-2017 Koncesionarët japin ALARMIN: Shqipëria po bëhet koshi i plehrave të Europës

Koncesionarët zyrtarë të automjeteve janë të gjithë të mendimit se Shqipëria është kthyer në koshin e plehrave të Europës, si rrjedhojë e dyndjes së makinave të vjetra.

Nga ana tjetër edhe shteti po humbet miliona si rrjedhojë e informalitetit të lartë që vjen nga importuesit informale. Për më tepër që emetimi i gazrave të makinave të vjetra ka një ndikim shumë negativ në mjedis dhe në shëndetin e popullatës.

Gentian Bushati, menaxher i përgjithshëm i Porsche Albania pohon se nëse ne do të kishim një ligj, rregull apo praktikë që të mos importohen makina, në këtë rast Autovetura me standard nën Euro 5 dhe për kamionë autobusë nën Euro 4, do t’i bënin një shërbim shumë të madh publikut, për sa u përket ndotjes si dhe sigurinë.

Për Eno Zeneli, menaxher në Automaster, përfaqësues i FCA me markat Fiat, Jeep e Alfa Romeo, pohon se një sfidë e veçantë mbetet edhe fusha e pas-shitjes, ku funksionojnë ende servise anonime, të cilët kanë të punësuar njerëz anonimë, që blejnë e shesin pjesë këmbimi anonime dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për punën e tyre.

Reinaldo Krisafi, CEO i Tendence3a, distributor zyrtar i Renault, shton se tregu i automjeteve të përdorura ka lulëzuar gjashtë vitet e fundit, duke qenë një nga faktorët kryesorë të ndotjes së mjedisit, ndërsa ai i makinave të reja mbetet minimal, shkruan monitor. 

Heqja e detyrimeve doganore të mjeteve të përdorura që hyri në fuqi në 2011, ka sjellë vjetërsimin e stokut të makinave që janë në Shqipëri, pohon . Sokol Kodra, drejtor i Auto Star Albania Sh.A, distributori ekskluziv i Mercedes-Benz në Shqipëri. “Sepse këtu nuk ka parasysh asnjë njeri asnjë normë ndotje, asnjë masë, asnjë lloj norme, thjesht të jetë më e vjetër se sa 10 vite”, shton ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070500373840332
array(1) { ["section"]=> string(81) "koncesionaret-japin-alarmin-shqiperia-po-behet-koshi-i-plehrave-te-europes-102571" }