Koncesioni i pompave të naftës, Agron Shehaj: Skandal, përfituesi është miku i vëllait të kryeministrit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:08 20-07-2019 Koncesioni i pompave të naftës, Agron Shehaj: Skandal, përfituesi është miku i vëllait të kryeministrit

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj është shprehur se koncesioni për kontrollin e pompave të naftës në pikat e karburantit, është marrë në një kohë që vetë Ministria e Ekonomisë e kishte pezulluar pasuar nga anulimi i Gjykatës Administrative.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Shehaj thotë se rezulton që koncesionin e ka përfituar kompania ‘NOA Control’, pronari i të cilës sipas tij, është mik i vëllait të kryeministrit.

Më tej, Shehaj i bën thirrje Prokurorisë të hetojë urgjentisht koncesionin e pompave.

Statusi i plotë:

Skandali i koncesionit të kontrollit të pompave të naftës është edhe më i thellë. Sot është në pikëpyetje nëse është bërë ndonjëherë tender mirëfilltas. Në datën 18 tetor 2018, kur pretendohet se janë marrë ofertat, tenderi ka qenë i pezulluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me urdhër të datës 5 tetor 2018. Tenderin më pas e anulloi Gjykata Administrative e Tiranës.

Por pas 8 muajsh shpallet që tenderi na qenka bërë më datën 18 dhe fituese është NOA Control, një kompani e krijuar para tre vjetësh dhe që egziston vetëm për të marrë koncesione korruptive dhe favore nga qeveria.

Pronari i kompanisë NOA, e cila ka marrë në fshehtësi edhe koncesione të tjera abuzive nga qeveria, është mik i vëllait të Kryeministrit Rama. Duhet që Prokuroria të hetojë urgjentisht koncesionin e pompave dhe të zbulojë nëse përfituesi i vërtetë i parave të qytetarëve është apo jo vëllai i Kryeministrit.

67228550_426133601314016_9161063022146355200_n.jpg

67374398_426133524647357_6456865184957857792_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02905797958374
array(1) { ["section"]=> string(107) "koncesioni-i-pompave-te-naftes-agron-shehaj-skandal-perfituesi-eshte-miku-i-vellait-te-kryeministrit-172778" }