Koncesioni i Sterilizimit/ Flet mjeku Artan Koni: Detajet ia dhashë SPAK-ut, koncesioni duket korruptiv, prokuroria të gjejë fajtorët

Publikuar tek: aktualitet, më 11:35 20-01-2020 Koncesioni i Sterilizimit/ Flet mjeku Artan Koni: Detajet ia dhashë SPAK-ut, koncesioni duket korruptiv, prokuroria të gjejë fajtorët Mjeku Artan Koni

Ka dhënë dëshminë e tij para SPAK mjeku urolog Artan Koni, për koncesionin e sterilizimit.

 Mjeku është një nga personat që ka denoncuar këtë koncesion, që tani është pjesë e dosjes së SPAK. Pas dhënies së dëshmisë ai ka folur për mediat, ku ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me këtë koncesion, sipas tij korruptiv.

"Sot u thirra në prokurori më shumë për të dhenë detaje në mënyrën e llogaritjes së sterilizimit. Ishte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët si bëhët kjo llogaritje", u shpreh ai.

"Kemi dyshime se është koncesion korruptiv, mbetet ta vlerësojë prokuroria.

Për sterilizimin paguhen 7 milionë euro në vit, ndërsa kostoja e një seti për sterilizim është 2.4 euro.

Llogaritjen e dëmit nuk mund ta bëjmë ne, duhet ta bëjë prokuroria si edhe të gjejë fajtorët që i kanë shkaktuar dëm ekonomik qytetarëve.

Nuk kam dhënë detaje të reja, vetëm ato që kam thënë në dëshminë e mëparshme", përfundoi fjalën e tij Koni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02525806427002
array(1) { ["section"]=> string(136) "koncesioni-i-sterilizimit-flet-mjeku-artan-koni-detajet-ia-dhashe-spak-ut-koncesioni-duket-korruptiv-prokuroria-te-gjeje-fajtoret-192582" }