Koncesioni i sterilizimit në dorën e SPAK, reagon Manastirliu: Kemi bërë një amendim , 25% ulje nëse ka mbi 64.000 sete të sterilizuara

Publikuar tek: aktualitet, më 15:04 21-01-2020 Koncesioni i sterilizimit në dorën e SPAK, reagon Manastirliu: Kemi bërë një amendim , 25% ulje nëse ka mbi 64.000 sete të sterilizuara Ministrja Manastirliu ne ambientet e QSUT

E pyetur për koncesionin e shumëpërfolur të sterilizimit, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se ky ishte një koncesion i domosdoshëm për mjekësinë shqiptare, duke thënë se marrëveshja është ndryshuar.

Ndryshimi lidhet me një amendim sipas të cilit nëse do të ketë ketë mbi 64.000 sete të sterilizuara do të ketë një reduktim të pagesës prej 25% për çmimin e seteve.

Nga ambientet e QSUT ministrja u shpreh se  "investimi 8.8 milionë euro i Ministrisë së Shëndetësisë dhe  Mbrojtjes Sociale në sektorin e kirurgjisë, me 7 salla moderne operacioni do të sjellë përmirësim në performancën e mjekëvë kirurg"

Në fjalën e saj ministrja është shprehur se në këto salla moderne mjekët mund të kryejnë edhe ndërhyrje të vështira.

 "Aparaturat e reja janë të teknologjisë së fundit, dhe ky investim ka si qëllim rritjen e cilësisë së ndërhyrjeve, dhe jo shtimin e numrit të tyre, gjithashtu do të rehabilitojmë të gjithë pavionet".

"Kemi ndërtuar një laborator të nivelit të lartë teknologjik, si dhe kemi vendosur aparaturat më të fundit teknologjikë".

"Vitin e ardhshëm do të ndërtojmë spitalin e sëmundjeve të brendshme", u shpreh ministrja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070569515228271
array(1) { ["section"]=> string(137) "koncesioni-i-sterilizimit-ne-doren-e-spak-reagon-manastirliu-kemi-bere-nje-amendim-25-ulje-nese-ka-mbi-64-000-sete-te-sterilizuara-192717" }