Konferenca e Donatorëve/ Grupi i Bankave Islamike jep 415 milionë euro, 160 milionë euro hua nga Banka Botërore

Publikuar tek: aktualitet, më 18:47 17-02-2020 Konferenca e Donatorëve/ Grupi i Bankave Islamike jep 415 milionë euro, 160 milionë euro hua nga Banka Botërore Konferenca e Donatoreve ne Bruksel

Vazhdojnë donacionet nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel, për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Grupi i Bankave Islamike ka dhuruar 365 milionë euro kredi në formë programesh, si dhe 50 milionë të tjera për rekuperimin e biznesit.

Ndërsa Banka Botërore ka siguruar Shqipërinë se do të japë hua 160 milionë euro, për rindërtimin nga tërmeti.

Donacionet deri tani kanë arritur rreth 1 miliardë euro, megjithëse shumica e donacioneve janë në formën e programeve.

"Ne presim të diskutojmë me partnerë të ndryshme për programe rindërtimi, ka shumë për të bërë. Grupi i bankave islamike jemi gati 356 mln euro në formë programesh dhe 50 mln euro për rikuperimin e biznesit. Këto programe do të përcaktohen në përputhje me Shqipërinë", tha përfaqësuesi i Bankave Islamike. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në pak minuta merrni paratë me një kod me SMS falë Tirana Bank
Emiratet e Bashkuara Arabe do ndërtojnë 2,000 shtëpi, SHBA jep 5 milion euro »
Article Logic
Execution time: 0.0086069107055664
array(1) { ["section"]=> string(116) "konferenca-e-donatoreve-grupi-i-bankave-islamike-jep-415-milione-euro-160-milione-euro-hua-nga-banka-boterore-195528" }