Konferenca e donatorëve/ Rama ecën e flet nëpër rrugët e Brukselit, zbardh detajet e takimit me presidenten e KE

Publikuar tek: politike, më 11:00 29-01-2020 Konferenca e donatorëve/ Rama ecën e flet nëpër rrugët e Brukselit, zbardh detajet e takimit me presidenten e KE Edi Rama, foto nga videoja

Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi teksa ecën nëpër rrugët e Brukselit ka përmbledhur detajet e takimit që ka zhvilluar me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ku thotë se thelbi ka qenë Konferenca e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt, nën kujdesin e vetë Presidentes së KE.

Kryeministri ka ndarë në videomesazh ndjesinë pozitive që ka marrë nga mbështetja e komisionit që ditën e parë të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Rama më tej thotë se gjatë takimit me komisioneren temë kryesore ka qenë angazhimi konkret për të mbështetur operacionin e rindërtimit, sakaq kanë biseduar dhe për përshpejtimin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se, mëngjesin e më 26 nëntorit vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë i shkallës richter, ku humbën jetën 51 prsona dhe u plagosën mbi një mijë të tjerë.

Pjesë nga mesazhi i Ramës:

Më vjen mirë të ndaj me ju një ndjesi pozitive që kam nga vëmendja e veçantë dhe rëndësia që komisioni i ka kushtuar që nga dita e parë. Temë e diskutimit ishte angazhimi konkret për të mbështetur operacionin e rindërtimit.

Shuma e mundshme që mund të mbledhin në konferencë nuk do mbushë të gjithë nevojat por plani vazhdon përtej konferencës.

Gjatë takimit kaluam në temën e saj të preferuar përshpejtimin e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është po kaq e sigurt se fati i vendimit mbi çeljen e negociatave nuk varet nga cecuria e negociatave mbi BE dhe të ardhmen e zgjerimit.

Është e sigurt që presidentja e komisionit ka një strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatave.

Presidentja e komisionit e sheh me entuzuiazëm përpjekjen për ta çuar përpara procesin Berlinit përmes marrëveshjeve. BE do luajë rol të rëndësishëm mbështetës në këtë drejtim qoftë politikisht por dhe financiarisht, sikurse e tha presidenti i KE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023845911026001
array(1) { ["section"]=> string(117) "konferenca-e-donatoreve-rama-ecen-e-flet-neper-rruget-e-brukselit-zbardh-detajet-e-takimit-me-presidenten-e-ke-193470" }