Konferenca e Donatorëve, Rama video-mesazh: Brenda 2020-tës ndërtohen shtëpitë e reja

Publikuar tek: aktualitet, më 18:59 14-12-2019 Konferenca e Donatorëve, Rama video-mesazh: Brenda 2020-tës ndërtohen shtëpitë e reja Kryeministri Edi Rama ne video-mesazh

Kryeministri Edi Rama me anë të një video-mesazhi ka bërq me dije se Konferenca e Donatorëve për rindërtimin si pasojë e tërmetit do të mbahet në Tiranë.

Rama theksoi se brenda vitit 2020-të do të ndërtohen shtëpitë e reja dhe brenda qershorit 2021 të gjithë gjithë banorët që kanë humbur shtëpitë do të hyjnë në apartamente të reja.

Ndër të tjera kryeministri tha se ka nisur puna për rindërtimin si dhe theksoi se vazhdojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësit si pasojë e abuzimeve në ndërtim.

Kryeministri është ndalur edhe te opozita e cila ka refuzuar tryezën e përbashkët për situatën e jashtëzakonshme të tërmetit. Ai ka kritikuar kreun  e opozitës, Lulzim Bashën dhe refuzimin e tij për tu ulur në një tryezë të përbashkët në një situatë të tillë e quan mungesë të plotë përgjegjësie.

'Miqtë e mi, besoj kemi bërë më të mirën deri tani në këtë moment edhe pse e mira nuk ka fund dhe me siguri ka pasur plot të meta edhe gabime ndoshta në tërë këtë rrugë për të kapërcyer një hall të madh problemesh dhe hallesh imediate që  duhen adresuar me shpejtësi.

Dua t'ju njoftoj se Konferenca e Donatorëve mbahet në Tiranë. Brenda vititv2020 do të ndërtohen shtëpitë e reja ndërsa brenda qershorit 2021 të gjithë banorët që kanë humbur shtëpitë në do të hyjnë në apartamente të reja. Ka nisur puna për rindërtimin si dhe vazhdojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësit si pasojë e abuzimeve në ndërtim, ndërsa sot janë kryer arrestimet e para.

Një merak dua ta ndaj me ju, arsyeja pse po ju shqetësoj me këtë mesazh. Opozita ka qenë thuajse inekzistente në detyrën e saj përjashto daljet rutinë të Lulzim Bashës, të cilin e përshendes dashamirësisht për një vetëpërmbajtje në momentet tejet të vështira për njerëzit ku u përpoq të mos bëhej i tepërt me fjalorin e rëndë të politikës së tij të përditshme.

Por nuk mund të mos e kritikoj me keqardhje për refuzimin e përsëritur dhe absurd që të japë së bashku me opozitën një dorë në këtë situatë, duyke u ulur në tryezën e bashkëpunimit.

Nuk e di pse refuzon, por di që refuzimin në një situatë të tillë është mungesë e plotë përgjegjësie për të mos thënë një fjalë më shumë. Opozita, hë për hë njerëzit  e Lulzim Bashës  si fillim, ka nisur të japë shenjat e para të një lufte të egër balte ku mesa duket do të përpiqet dita-ditës për të

përdorur gjuhën e baltës për t'ju helmuar dhe mërzitur me gënjeshtra apo gjysëm të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha.

Por kjo është puna e tyre dhe Lulzim Bashës që me siguri do ta marrë shpejt flamurin e asaj lufte. Unë nuk dua të merrem me ta dhe nuk do të merremi me ta, do të përpiqem që edhe njerëzit rreth meje të mos merren me ta. Të gjithë duhet të merremi me sfidën e jazhtëzakonshme që na ka vënë përpara Zoti apo natyra duke na goditur si s'ka më rëndë, por edhe duke na dhënë mundësi të ringrihemi së bashku përtej politikës, partive dhe vetëvetes. Së bashku do të bëjmë histori', ka thënë në video-mesazh kryeministri Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035469055175781
array(1) { ["section"]=> string(90) "konferenca-e-donatoreve-rama-video-mesazh-brenda-2020-tes-ndertohen-shtepite-e-reja-189406" }