Konferenca e donatorëve supersukses, 1.15 miliard euro për SHQIPËRINË

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:15 18-02-2020 Konferenca e donatorëve supersukses, 1.15 miliard euro për SHQIPËRINË

Ka përfunduar Konferenca e Donatorëve në Bruksel për mbledhjen e donacioneve dhe fondeve për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Konferenca e Donatorëve ka arritur të mbledhë plot 1.15 miliard euro nga donacionet dhe kreditë e dhëna nga 100 shtete dhe organizata.

“Kemi dëshmuar kurajo dhe solidaritet të jashtëzakonshëm me Shqipërinë sot. Kemi arritur të mbledhim për të ndihmuar Shqipërinë 1.15 miliard euro. Faleminderit shumë. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar për të ditur sa shumë përzemër e kemi atë”, u shpreh drejtuesi i Konferencës Oliver Varhelyi.

Kjo shifër mbulon dhe tejkalon shifrën e llogaritur nga qeveria shqiptare e dëmit nga tërmeti i 26 nëntorit, që është 985 milion euro. Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë premtuar ndërtimin e 2,000 banesave, Turqia 400 banesa dhe Greqia 200 banesa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.019550085067749
array(1) { ["section"]=> string(91) "konferenca-e-donatoreve-supersukses-100-mln-euro-nga-buxheti-europian-per-shqiperine-195584" }