KONFERENCA E JASHTËZAKONSHME/ Nuk tërhiqet deri në fund META: Gjithçka që u pa dje ishte e rëndomtë, dekreti im në fuqi! Ja rruga e vetme për zgjidhjen e KRIZËS

Publikuar tek: aktualitet, më 08:15 25-06-2019 KONFERENCA E JASHTËZAKONSHME/ Nuk tërhiqet deri në fund META: Gjithçka që u pa dje ishte e rëndomtë, dekreti im në fuqi! Ja rruga e vetme për zgjidhjen e KRIZËS

Presidenti Ilir Meta nuk tërhiqet. Kreu i shtetit e ka cilësuar si të pavlefshëm vendimin e Kolegjit Zgjedhor ditën e djeshme për të lënë në fuqi 30 qershorin.

Sipas Metës, Kolegji nuk mund të shyrtojë dekretin e Presidentit, pasi nuk ia njeh kushtetuta. Në konferencën për shtyp, kreu i shtetit e cilësoi vendimin e djeshëm si një shfaqje e rëndomtë dhe i marrë nga presionet e mazhorancës.

Presidenti theksoi se intitucioni i Presidencës nuk është thirrur si palë në seancë dhe kjo e bën të pavlefshëm vendimin. Ndërkaq, zgjedhjet e 30 qershorit ai i cilësoi si imagjinare, pasi dekreti i tij mbetet në fuqi.

"Presidenti i Republikës, nisur nga disinformacionet e shpërndara qëllimisht në media e gjen me vend të sqarojë se : Në këtë proces Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë kushtetuese të Dekretit të Presidentit të Republikës, pasi një tagër të tillë nuk ia njeh Kushtetuta; Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është thirrur nga kjo gjykatë zgjedhore si palë në proces, e për rrjedhojë vendimi i marrë nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë për Dekretin, ashtu edhe për anulimin e datës së zgjedhjeve; Në zbatim të nenit 145, 155, 156, 158 të Kodit Zgjedhor dhe rregullave  të Kodit të Procedurës Civile, vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor, ka efekt vetëm përkundrejt palëve në proces, dhe vetëm për atë çka është vendosur midis këtyre dy palëve: pra midis organizatës socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe aleatit të Partisë Socialiste; Vendimi i djeshëm i marrë nga Kolegji Zgjedhor është një truk procedurial për të justifikuar politikisht paligjshmërinë e veprimtarisë së organizatës socialiste në KQZ-së dhe është një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik brenda dhejashtë vendit për të anatemuar indirekt vendimin e Kreut të Shtetit, por kurrsesi, ky është një operacion i dështuar pasi nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës; Është e qartë se ky vendim i Kolegjit Zgjedhor, i orkestruar dhe i paralajmëruar prej kohësh, është marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit politik të mazhorancës. Gjithçka që u pa dje ishte një shfaqje e rëndomtë që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe me sundimin e ligjit.", tha Meta, duke shtuar se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut.

Pjesë nga deklarata e Metës: 

Më datë 10 qershor 2019 kam dekretuar shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

Kjo vendimmarrje veç të tjerave synonte që t’u krijonte palëve një mundësi reflektimi dhe hapësire për të dialoguar për një zgjidhje në funksion të interesit kombëtar dhe agjendës së përbashkët europiane të Shqipërisë.

Në veçanti kjo iniciativë synonte të ndihmonte përpjekjet publike për dialog të Kryeministrit Rama, i cili i kishte shkruar shtatë letra të gjata publike Kryetarit të Opozitës, zotit Basha.

Por në mënyrën më zhgënjyese, nën direktivat e tij, Kuvendi miratoi një Rezolutë parlamentare, nëpërmjet së cilës iu bënte thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, që të mos zbatonin Dekretin e Presidentit të Republikës, edhe pse ky Dekret ishte botuar në Fletore Zyrtare duke qenë i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshirë këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë.

Ditën e djeshme në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie politike kundër një vendimi të KQZ-së, që e pengonte atë të çregjistrohej nga zgjedhjet tashmë imagjinare të 30 qershorit.

Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e kërkesë-padisë së kësaj force politike, për t’u çregjistruar nga këto zgjedhje imagjinare.

 Vendimi i marrë dje nga Kolegji Zgjedhor ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese, aleate e Partisë Socialiste dhe organizatës socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm në 30 Qershor.

 Të nderuar qytetarë,

Presidenti i Republikës, nisur nga disinformacionet e shpërndara qëllimisht në media e gjen me vend të sqarojë se :

 -Në këtë proces Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë kushtetuese të Dekretit të Presidentit të Republikës, pasi një tagër të tillë nuk ia njeh Kushtetuta;

 -Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është thirrur nga kjo gjykatë zgjedhore si palë në proces, e për rrjedhojë vendimi i marrë nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë për Dekretin, ashtu edhe për anulimin e datës së zgjedhjeve;

 -Në zbatim të nenit 145, 155, 156, 158 të Kodit Zgjedhor dhe rregullave  të Kodit të Procedurës Civile, vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor, ka efekt vetëm përkundrejt palëve në proces, dhe vetëm për atë çka është vendosur midis këtyre dy palëve: pra midis organizatës socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe aleatit të Partisë Socialiste;

-Vendimi i djeshëm i marrë nga Kolegji Zgjedhor është një truk procedurial për të justifikuar politikisht paligjshmërinë e veprimtarisë së organizatës socialiste në KQZ-së dhe është një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik brenda dhejashtë vendit për të anatemuar indirekt vendimin e Kreut të Shtetit, por kurrsesi, ky është një operacion i dështuar pasi nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës;

-Është e qartë se ky vendim i Kolegjit Zgjedhor, i orkestruar dhe i paralajmëruar prej kohësh, është marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit politik të mazhorancës.

 Të nderuar qytetarë,

 Gjithçka që u pa dje ishte një shfaqje e rëndomtë që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe me sundimin e ligjit.

 Jemi në një situatë paradoksale ku, Presidenti i Republikës në zbatim të Kushtetutës ka anuluar me Dekret një proces zgjedhor monist, që ishte planifikuar për t’u mbajtur më datë 30 qershor, ndërkohë që mazhoranca dhe organizata socialiste e KQZ-së, në paligjshmëri të plotë, vijojnë “teatrin” për të zhvilluar një proces votimesh që tashmë ligjërisht nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë.

Dekreti i Presidentit nr.11199, datë 10.06.2019 për shfuqizimin e Dekretit për caktimin e datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, është marrë në mbështetje të plotë me Kushtetutën dhe parimet themelore të mbrojtura prej saj, sidomos pluralizimit politik.

Për pasojë vetëm Gjykata Kushtetuese, dhe vetëm ajo, mund të shqyrtojë vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës.

Ky akt është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë në Republikën e Shqipërisë.

 Presidenti i bën thirrje mazhorancës të tërhiqet nga thellimi në paligjshmëri dhe shantazhet ndaj institucioneve të pavarura, pasi asgjë dhe askush nuk do ta justifikojë përballë ligjit.

Ndërkohë, si President i Republikës vazhdoj të jem i duruar, të pres reflektimin e tyre, dhe të kuptojnë se kanë përgjegjësi jo vetëm para militantëve të tyre, por përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë, të gjithë taksapaguesve shqiptarë dhe sidomos të ardhmes europiane të Shqipërisë, që po vihet në pikëpyetje.

 E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës, këmbëngul se mbetet vetëm dialogu politik dhe respektimi i ligjit nga të gjithë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029032945632935
array(1) { ["section"]=> string(163) "konferenca-e-jashtezakonshme-nuk-terhiqet-deri-ne-fund-meta-gjithcka-qe-u-pa-dje-ishte-e-rendomte-dekreti-im-ne-fuqi-ja-rruga-e-vetme-per-zgjidhjen-e-krizes-169634" }