Reforma në drejtësi, papunësia e të rinjve dhe emigrimi I shqiptarëve qenë cështjet kryesore të diskutuara nga Asambleja e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë që u mblodh më datat 10,11 nëntor.
Sipas Ipeshkvisë, një numër I madh shqiptarësh po ikin për shkak të kushteve të këqija ekonomike, ndërkohë që papunësia tek të rinjtë sa vjen e rritet. Përgjegjëse për këtë ikje, KISH bën faktorin shtetëror dhe politikën.
Në Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë nuk u la pa përmendur edhe reforma në drejtësi, si një nga cështjet që prek besimtaret katolikë dhe shoqërinë shqiptare. Kjo për shkak se besimi në zot nuk përputhet me korrupsionin e rryshfetin.
“ Besimi në zot nuk përputhet me korrupsionin e rryshfetin të cilat janë mekate qe lyp llogari para zotit e kishes . Ne u bëjmë thirrje jurustëve katolikë të jenë shëmbull në drejtësi”, u tha gjatë Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.