Konferenca Kombëtare e Kirurgjisë, MANASTIRLIU premton investimin e ri: Gati Spitali Kirurgjikal në QSUT

Publikuar tek: aktualitet, më 17:36 25-10-2019 Konferenca Kombëtare e Kirurgjisë, MANASTIRLIU premton investimin e ri: Gati Spitali Kirurgjikal në QSUT Ogerta Manastirliu në Konferencën e 27-të Kombëtare të Kirurgjisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vlerësoi punën e kryer nga kirurgët në të gjitha spitalet e vendit për kryerjen me efikasitet në ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në Konferencën e 27-të Kombëtare të Kirurgjisë, Manastirliu vlerëson se tashmë po ndihet momenti i madh i kthesës në kirurgjinë shqiptare. 


 ‘’Vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti janë kryer më shumë se 47 mijë ndërhyrje kirurgjikale me instrumentat e rinj dhe sterilizimin me standardet më të larta. Garantojmë qytetarët se shërbimi do të vijojë të jetë në nivelet më të larta, nuk ka urdhër për reduktim operacionesh, ka racionalizim, optimizim dhe siguri për qytetarët”, foli para kirurgëvve Manastirliu.

Në fjalën e saj në konferencë e konsideroi një moment kthese investimin në instrumentet njëpërdorimëshe dhe sterilizimin me metoda bashkëkohore.

“Jemi të gjithë dëshmitarë, ju të parët për atë që padyshim mund të konsiderohet një moment kthese për kirurgjinë shqiptare - instrumentet njëpërdorimëshe dhe sterilizimi me metoda bashkëkohore. Më shumë se 194 mijë ndërhyrje kirurigjikale në 153 salla operacionesh të sterilizuara janë realizuar me standardet më të larta që prej fillimit të sterilizimit. Vetëm për 9 mujorin e 2019 janë kryer 47,241 ndërhyrje kirurgjikale”, tha Manastirliu.

Manastirliu në fjalën e saj tha se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë infeksionet spitalore janë ulur me dy here, duke shtuar se falë investime në spitalet rajonale sot qytetarët mund të kryejnë ndërhyrje të sukseshme afër vendbanimit pa qenë nevoja të vijnë deri në Tiranë.

“Nuk është e largët dita kur spitalet rajonale, për të mos folur për spitalet bashkiake, ishin vecse përcjellëse të pacientëve drejt spitaleve të Tiranës. Sot, jo vetëm po funksionojnë por kanë rritur performancën e tyre dhe të dhënat na japin të drejtë. Vetëm gjatë vitit të fundit, krahasuar me një vit më parë, spitalet rajonale i kanë rritur me 20% ndërhyrjet e kompleksitetit të mesëm. Vetëm në këto 9 muaj 17,300 pacientë kanë kryer ndërhyrjet kirurgjikale afër vendbanimit. Ndërkohë që shfryrja e spitaleve të Tiranës i ka dhënë mundësi të rriten me 10% ndërhyrjet e kompleksiteti te lartë në spitalet universitare”, tha gjatë fjalës së saj ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi në Konferencën e Kirurgjisë se shumë shpejt do të hapet investimi më i rëndësishëm për kirurgjinë në dekadat e fundit, spitali i ri kirurgjikal në QSUT, me 7 salla operacioni, 120 shtrëtër dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019826173782349
array(1) { ["section"]=> string(109) "konferenca-kombetare-e-kirurgjise-manastirliu-premton-investimin-e-ri-gati-spitali-kirurgjikal-ne-qsut-183493" }