Konferenca në Bruksel, Hahn: Shqipëria i ka bërë detyrat; Rama: Duhet ta kuptojmë situatën

Publikuar tek: politike, më 11:34 17-10-2019 Konferenca në Bruksel, Hahn: Shqipëria i ka bërë detyrat; Rama: Duhet ta kuptojmë situatën

Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët.

Hahn në fjalën e tij u shpreh edhe njëherë se Shqipëria i ka mbushur detyrat dhe rekomandojnë çeljen e negociatave me BE-në.

"Ne konfirmojnë se Shqipëria i ka mbushur detyrat. Kemi një marrëveshje bazuar mbi një vendim unanim të të gjithë vendeve anëtare mbi një vendim unanim të të gjithë vendeve anëtarë për 5 prioritete kyçe, mbi të cilat përpiluam një vlerësim vjet, përsëri këtë vit bëmë një vlerësim dhe rekomanduam këtë vit njësoj si vitin e kaluar që të nisin negociatat", tha Hahn.

Ndërsa Rama e vuri sërish theksin se problemi nuk qenrdon tek Shqipëria, por tek problemet e brendshme të BE.

"Hahn e shprehu fare qartë ne kemi bërë atë që na është kërkuar, por përtej faktit se çfarë kemi bërë ne jemi në kushte kur diskutohet se çfarë duan apo nuk duan të bëjnë vetë anëtarët e familjes. Kjo do të thotë që nga njëra anë ne duhet ta kuptojmë vetë këtë situatë dhe nga ana tjetër të vazhdojmë procesin e reformës, sepse na i kërkon nevoja tu lëmë fëmijëve tanë një Shqipëri Europianë dhe një ekonmi me standartet e BE", tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074160099029541
array(1) { ["section"]=> string(93) "konferenca-ne-bruksel-hahn-shqiperia-i-ka-bere-detyrat-rama-duhet-ta-kuptojme-situaten-182425" }