'Konferenca një sukses', Balla u premton 14 mijë familjeve të prekura nga tërmeti: Brenda dhjetorit me shtëpi të reja

Publikuar tek: politike, më 12:22 21-02-2020 'Konferenca një sukses', Balla u premton 14 mijë familjeve të prekura nga tërmeti: Brenda dhjetorit me shtëpi të reja

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, ka folur në një dalje për mediat pas takimit me raportuesin për Shqipërinë në BE Knut Fleckenstein.

Balla shprehet se jemi në një moment të rëndësishëm dhe ndërsa falenderoi Kominsionin Europian për organizimin me sukses të konferencës së donatorëve, e cila kaloi çdo pritshmëri, u ka premtuar mijëra familjarëve të prekura nga tërmeti se shumë shpejt do të futen në shtëpitë e tyre.

‘Jemi në një moment të rëndësishëm. Të gjithë duhet të kuptojmë që e ardhmja europiane e Shqipërisë është projekti më i rëndësishëm që kemi. Për këtë projekt duhet ti lëmë kapriçot pesonale.

Edhe pse Parlamenti Europian nuk është me fokus dhe kapacitet financiar por është rasti ta falenderojmë, për drejtimin me sukses të plotë të konferencës së donatorëve për Shqipërinë në solidaritet për të rindërtuar pas tërmetit, një sukses që në fillim të kësaj jave u përmbush më së miri me një shumë fantastike përtej pritshmërive për tu garantuar të gjithë familjeve shqiptare, që në një kohë të shkurtër, për ata që janë në zona rurale brenda dhjetorit do behen me shtëpi të re.

Ndërkohë që në javët dhe muajt në vijim të ketë filluar ndërtimi i të gjitha shtëpive të prekura, shkolla, qendra shëndetësore etj”, ka thënë Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089490413665771
array(1) { ["section"]=> string(120) "konferenca-nje-sukses-balla-u-premton-14-mije-familjeve-te-prekura-nga-termeti-brenda-dhjetorit-me-shtepi-te-reja-195952" }