Konferenca për negociatat, RAMA e nis me çështjen e Alvin BERISHËS: S’e zgjidhim dot të vetëm! Kemi një plan (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:22 18-10-2019 Konferenca për negociatat, RAMA e nis me çështjen e Alvin BERISHËS: S’e zgjidhim dot të vetëm! Kemi një plan (E PLOTË) Edi Rama

Kryeministri Rama deklaron se po përgatitet një plan shpëtimi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të shpëtuar Alvin Berishën dhe qytetarët e tjerë shqiptarë që kanë mbetur në kampin e refugjatëve në ‘’Al-Hol’’ të Sirisë.

Në konferencën e përbashkët e me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, Rama thekson se kjo situatë nuk është një çështje që mund të zgjidhet me ndërhyrjen e ambasadës shqiptare teksa është tejet e ndërlikuar dhe tejkalon kompetencat diplomatike.

''Përpara se të hyjmë në temën e KE-së, dua të flas për rastin e dhënë mbrëmë në një emision të RAI-t për një të mitur shqiptar në Siri, që ka mbetur atje për shkak të luftës. Unë nuk e kam ndjekur, por më ka lënë të kuptohet se çështja e djalit të mitur është një çështje vullneti nga ana jonë apo e ambasadorit. Kjo është e pavërtetë. E vërteta është se prej disa kohësh unë kam nxjerr një urdhër, të cilin nuk mund ta ndaj për publikun, lidhur me personat që gjenden në atë territor si pasojë e përfshirjes së burrave në një luftë për të tjerë në funksion të organizatës terroriste të ISIS. Shqetësimi ynë ka qenë i lidhur me nevojën për të aksesuar në këto kampe ku ka edhe një numër grash dhe fëmijësh. Në bashkëpunim edhe me partnerët amerikanë, ne kemi zhvilluar një proces të tërë identifikimi. Disponojmë të dhëna mbi identitetin e shumë personave, por e përsëris, janë të dhëna shumë sensitive. Tërheqja e tyre nga ato kampe nuk bëhet as me ambasada dhe as me ambasadorë sepse i gjithë procesi është tejet i komplikuar. Kemi një plan të tërë veprimi të rakorduar me partnerët tanë kryesorë, ka një sërë grupesh të përfshira në këtë proces. Dua t’iu them të gjithëve se po të ishte një çështje ambasadash apo ambasadorësh edhe vende të tjera do të kishin tërhequr individët. Kam komunikuar edhe me babanë e djalit dhe i kam sqaruar se kjo çështje nuk varet nga ne. Nuk është një çështje e strukturave tona diplomatike, sepse nuk janë kampe të zakonshme refugjatësh. Gazetarët mund të hyjnë në lloj-lloj kampesh dhe kanë arritur të filmojnë brenda dhe trupave të ISIS-it. Duhet të zhvilluar një operacion tërheqjeje të personave që janë futur në luftë.

Shpreh keqardhjen për këtë rast. Situata është e komplikuar. Jemi në koordinim të plotë me partnerët. Edhe presidenti i SHBA-së u bëri apel vendeve të BE-së për të tërhequr njerëzit. Edhe Italia nuk e ka bërë akoma tërheqjes sepse është një operacion i komplikuar. Fokusi jonë mbetet te gratë dhe fëmijët dhe në bashkëpunim me partnerët dhe autoritetet turke kemi arritur të organizojmë kontakte. Por, ka një plan për nxjerrjen e tyre nga kampet dhe është përgatitur struktura për transportimin e tyre si dhe një plan specifik për trajtimin e tyre në Shqipëri'', u shpreh Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.081209182739258
array(1) { ["section"]=> string(120) "konferenca-per-negociatat-rama-e-nis-me-ceshtjen-e-alvin-berishes-s-e-zgjidhim-dot-te-vetem-kemi-nje-plan-e-plote-182609" }