Konferenca për shëndetësinë, Berisha flet krah Bashës: Më keq se në Kohën e Enverit

Publikuar tek: politike, më 13:16 21-02-2020 Konferenca për shëndetësinë, Berisha flet krah Bashës: Më keq se në Kohën e Enverit Basha-Berisha

Ditën e sotme është zhvilluar një konferencë nga Partia Demokratike ku u diskutua për shëndetësinë, "Sfida dhe vizionet në shëndetësi".

 

Në këtë konferencë ka folur Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa përkrah tij qëndronte Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ish-Kryeministri ka thënë se Shqipëria për nga numri i mjekëve është më keq se në kohën e Enver Hoxhës.

"Sot Shqipëria në numrin e mjekëve është më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Ky problem po privon nga kujdesi shëndetësore me dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë, fëmijë që nuk gjejnë pediatrin, gra që nuk gjejnë gjinekologun," ka thënë Berisha.

Berisha ka bërë një krahasim midis mjekësisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

"Ku janë rrogat e mjekëve dhe të infermierëve. Me kë tallen këta? Mjekët në Shqipëri marrin 50% më pak  se mjekët në Kosovë. 850 euro merr një infermier në Kosovë, në Shqipëri as gjysmat e tyre nuk merr," tha Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076041221618652
array(1) { ["section"]=> string(88) "konferenca-per-shendetesine-berisha-flet-krah-bashes-me-keq-se-ne-kohen-e-enverit-195957" }