Konferenca Rajonale e Interpolit/ Çako-Stok: Bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:28 21-05-2015 Konferenca Rajonale e Interpolit/ Çako-Stok: Bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit

Drejtori i i Policisë së Shtetit Haki Çako ka zhvilluar një vizitë tre ditore në Bukuresht  në kuadër të Konferencës së  43-të Rajonale të Interpolit.

Gjatë qëndrimit në Bukuresht, Çako është takuar me Sekretari i Përgjithshëm i Interpol,  Jurgen Stock.

Në këtë takim Sekretari i Pergjithshëm i Interpolit  ka theksuar dhe vlerësuar Policinë Shqiptare dhe rolin e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Shqipëria ka rol kyç dhe ka teguar se është lider në rajon si për përdorimin dhe shfrytëzimin e bazave të të dhënave si  dhe për  operacionet e ndërmarra kohët e fundit kundër krimit të organizuar dhe   terrorizmit” , është shprehur Stock teksa ka treguar gatishmërinë për mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Interpol Tirana por edhe të  gjithë Policisë së Shtetit.

Ndërsa Drejtori i Policisë së Shtetit e ka siguruar Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit për  gadishmerinë  për bashkëpunim dhe shkembim të shpejtë të informacionit. Çako ka shprehur  gjithashtu mbështetjen për Zyrën e Interpol Tirana dhe gadishmërinë  për ta çuar në një nivel më të lartë bashkepunimin dhe shkëmbimin e informacionit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Autobusi Kashar-Qendër pëson defekt, i vjen në ndihmë ambulanca “multifunksionale” !!
Ndalon autobusi i Unazës, pasagjerët lihen në këmbë »
Article Logic
Execution time: 0.012568950653076
array(1) { ["section"]=> string(89) "konferenca-rajonale-e-interpolit-cako-stok-bashkepunim-ne-luften-kunder-terrorizmit-11635" }