Konferenca Trump-Putin, presidenti rus: Nuk kemi ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA. Merrni në pyetje 12 zyrtarët që akuzuat

Publikuar tek: barometri, më 08:45 17-07-2018 Konferenca Trump-Putin, presidenti rus: Nuk kemi ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA. Merrni në pyetje 12 zyrtarët që akuzuat Trump-Putin

Ka nisur konferenca e përbashkët për media mes presidentit amerikan Donald Trum dhe atij rus Vladimir Putin.

Fjala e dy liderave ka qenë e fokusuar në problemet globale si terrorizmi dhe siguria kibernetike. Presidenti Putin e ka përgëzuar presidentin Trump për rolin e tij në denuklearizmin e Koresë së Veriut si dhe luftën kundër terroristëve të ISIS.

Trum dhe Putin shprehën besimin se dy shtetet do të duhet të forcojnë marrëdhëneti mes dy vendeve pasi “Lufta e Ftohtë tashmë ka mbarruar”.

“Ushtritë tona kanë kaluar shumë më mirë se liderat tanë”.

Por gjatë konferencës, dy liderat janë përballur edhe me pyetjet për çësëhtjet e nxehta si ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës.

Putin ka mohuar që vendi i tij të ketë ndëryrë në zgjedhjet amerikane, po ashtu edhe Trump, i cili është shprehur se fitorja e tij erdhi “pas një fushate elektorale të mrekullueshme”.

“Ishte një çështje që e diskutuam personalisht”, tha Trupm. “Putin mund të dëshirojë ta adresojë më tepër, dhe më fuqishëm, sepse ai ndjehet shumë i fuqishëm për të dhe ka një ide interesante”.

Nuk ishte e qartë se çfarë Trump nënkuptoi me këtë, por ai u shpreh se hetimet amerikane për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA “janë një katastrofë për vendin”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e prokurorit amerikan se 12 zyrtarë rusë kanë ndërhyrë në zgjedhe Putin tha se është i gatshëm të lejojë marrjen e tyre në pyetje.

Jam i gatshëm të lejoj Prokurorin Special Mueller të bëjë një kërkesë zyrtare që Rusia të marrë në pyetje këta rusë të akuzuar për ndërhyrje zgjedhore në SHBA.

Por në këmbim, Putin tha se pret që SHBA të pyesë amerikanët të cilët Rusia i akuzon me veprime të paligjshme kundër saj.

I pyetur nëse ka materiale kompromentuese për Trump, Putin tha:

“I kam dëgjuar ato zëra. Kur Trump vizitoi Moskën atë kohë, unë nuk e dija fare që ai ishte këtu. Askush nuk më informoi që ai ishte në Moskë. Ju lutem t’i shpërfillni këto çështje”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19865489006042
array(1) { ["section"]=> string(122) "konferenca-trump-putin-presidenti-rus-nuk-kemi-nderhyre-ne-zgjedhjet-e-shba-merrni-ne-pyetje-12-zyrtaret-qe-akuzuat-128152" }