KONFIDENCIALE/ Deputetët Ruçi, Balla e Rakipi futen në spitalin privat, pas kësaj qëndron Arben Ahmetaj

Publikuar tek: aktualitet, më 17:13 24-07-2017 KONFIDENCIALE/ Deputetët Ruçi, Balla e Rakipi futen në spitalin privat, pas kësaj qëndron Arben Ahmetaj

Informacione konfidenciale për newsbomb.al bëjnë me dije se tre deputetët, Gramoz Ruçi, Taulant Balla e Aqif Rakipi janë parë të hyjnë në ambientet e spitalit Amerikan 3 në Tiranë.

Sipas burimeve pranë deputetëve, newsbomb.al mëson se në këtë spital është operuar dhe po qendron për kurim ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj  i cili ka pësuar fraktura të shumta si pasojë e aksidentit në Maqedoni.

Newsbomb.al mëson se ish-ministri i është nënshtruar një operacioni të realizuar nga një ortoped italian. Ahmetaj aktualisht ndodhet i shtruar te Amerikan 3-shi dhe sot u vizitua nga tre deputetët, Ruçi e Balla nga PS dhe Rakipi nga PDIU.

Sakaq, newsbomb.al mëson se në aksidentin në Maqedoni, ish-ministri shoqërohej nga Nard Mena, biznesmeni i njohur, njëherazi drejtor i investimeve në OSSHEE dhe kunat me Arben Ahmetajn.

Mesa duket, gjendja shëndetësore e ish-ministrit është ende delikate dhe kërkon kurimin e specializuar në spital.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018887996673584
array(1) { ["section"]=> string(106) "konfidenciale-deputetet-ruci-balla-e-rakipi-futen-ne-spitalin-privat-pas-kesaj-qendron-arben-ahmetaj-87176" }