Konfirmohen 20 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 4 prej tyre mjekë dhe infermierë (SHIFRAT E PLOTA)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:43 03-06-2020 Konfirmohen 20 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 4 prej tyre mjekë dhe infermierë (SHIFRAT E PLOTA) Mirela Cami

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.

Mësohet se katër prej tyre janë personel shëndetësor.

Sakaq, bëhet me dije 15 prej të infektuarve janë rregjistruar në Tiranë, 2 në Krujë, 2 në Durrës dhe 1 në Kamëz.

Ndërkohë janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.

NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRISË:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Kanë vijuar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.

Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (3 Qershor 2020)

Testime totale                         16817

Testime molekulare                15365

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1184

Raste të shëruara                       898

Raste Aktive                             253

Humbje jete                                33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           172

Krujë             22

Durrës           15

Kamëz            12

Shkodër         10

Mat                 9

Lushnje           6

Berat               2

Fier                 2

Korçë              1

Librazhd          1

Mallakastër     1

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.005993127822876
array(1) { ["section"]=> string(111) "konfirmohen-20-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-shqiperi-4-prej-tyre-mjeke-dhe-infermiere-shifrat-e-plota-208887" }