Konfirmohen 4 raste me AH1N1 në Berat, 1 me insufiçensë respiratore në Skrapar

Publikuar tek: aktualitet, më 19:35 25-02-2020 Konfirmohen 4 raste me AH1N1 në Berat, 1 me insufiçensë respiratore në Skrapar Spitali i Beratit

Një rast i rëndë me insufiçensë respiratore është regjistruar në qytetin e Skraparit.

45-vjeçari paraqiste edhe probleme polmonare dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë, për trajtim të specializuar.

Mjekja infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka pohuar se rasti i nisur sot në Tiranë ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi.

Ajo nuk e ka cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral sepse, siç shprehet ajo, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar polmonar.

Mjekët infeksionistë të Spitalit Rajonal Berat, deklarojnë për mediat se janë edhe 4 raste të konfirmuara zyrtarisht me AH1N1.

Vila pohon gjithashtu se ka pasur 4 raste të konfirmuara me AH1N1 para dy javësh në bazë të analizave të ardhura nga ISHP-ja Tiranë, që kanë konfirmuar se pacientët ishin me sëmundjen e “gripit të derrit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088698863983154
array(1) { ["section"]=> string(84) "konfirmohen-4-raste-me-ah1n1-ne-berat-1-me-insuficense-respiratore-ne-skrapar-196442" }