Konfirmohen 5 raste me virusin Zika në Miami, Florida

Publikuar tek: bota, më 17:55 19-08-2016 Konfirmohen 5 raste me virusin Zika në Miami, Florida

Pesë raste të transmetitmit të virusit Zika janë konfirmuar në një zonë të Miami Beach në Florida të SHBA-ve.

Guvernatori Rick Scott njoftoi këtë të premte se nga pesë të infektuarit tre janë turistë të cilët e kanë kontaktuar virusin në këtë zonë.

Kjo e çon numrin e të prekurve në Florida në 36 perosna.Guvernatori Scott tha se transmetimi i parë lokal në SHBA ka ndodhur në qendër të qytetit të Miamit.

Virusi Zika transmetohet nëpërmjet mushkonjave dhe mund të shkaktojë komplikacione të shumta shëndetësore deri në paralizë. Por ajo që është më shqetësuese është lidhja e virusit me mikrocefalinë te fëmijët. Çka i ka bërë disa shtete ta marrin aq seriozisht sa i kanë paralajmëruar gratë të mos mbeten shtatzënë.

Sipas ekspertëve, virusi Zika, i padëgjuar për gati 70 vite, po shpërthen në të gjithë botën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luiziana e përmbytur, guvernatori paralajmëron Trump: Mos eja të bësh foto për fushatë
Erdogan shtrin dorën në Azerbajxhan, 4 të arrestuar për lidhje me Gylen »
Article Logic
Execution time: 0.02220892906189
array(1) { ["section"]=> string(58) "konfirmohen-5-raste-me-virusin-zika-ne-miami-florida-50272" }