Konfirmohet kriza e PLL, 31 kryetarë degësh kërkojnë largimin e kryetarit Gjana

Publikuar tek: politike, më 08:04 06-09-2015 Konfirmohet kriza e PLL, 31 kryetarë degësh kërkojnë largimin e kryetarit Gjana

Një përfaqësi e drejtuesëve lokal të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”,ka bërë publike shkresën e 31 Degëve të PLL nënshkruar nga Kryetarët dhe Sekretaret me nr. e kartës së identitetit dhe me vulat e Degëve përkatëse, ku i kërkojnë dorëheqjen Kryetarit të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” Sulejman Gjana.

Kryetarët dhe Sekretarët e Degëve, sipas Statutit të PLL janë antarë të Këshillit Kombëtar, organi më i lartë vendim marrës në mes dy kuvendeve të Partisë “Lëvizja e Legalitetit. Konferenca për mediat u zhvillua në Elbasan, në respekt të mbështetësve të Legalitetit se Dega e PLL Elbasan në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 mori rezultatin më të mirë, duke fituar përfaqësimin në të tre Këshillat e Bashkive Elbasan, Belsh dhe Cerrik. 

Më herët ishte paralajmëruar një përplasje brenda partisë mes kryetarit akutal dhe ish-kryetarit Ekrem Spahia, ndërkohë që disa prej anëtarëve të PLL-së kanë akuzuar gjithashtu Partinë Demokratike si shkaktare të kësaj çarjeje në partinë e tyre.

Lexo edhe: Ekrem Spahia tenton t’i “vjedhë” partinë Gjanës, akuza për përfshirjen e PD

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023669004440308
array(1) { ["section"]=> string(84) "konfirmohet-kriza-e-pll-31-kryetare-degesh-kerkojne-largimin-e-kryetarit-gjana-20075" }