Konfirmohet rasti i parë me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut, gruaja kishte qendruar 1 muaj në Itali

Publikuar tek: rajon, më 18:11 26-02-2020 Konfirmohet rasti i parë me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut, gruaja kishte qendruar 1 muaj në Itali Foto ilustruese

Pas Italisë dhe Greqisë fqinje, konfirmohet edhe rasti i parë me koronavirus në Maqedonine e Veriut.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se Koronavirusi ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për një paciente të ardhur nga Italia që ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites në Infektologji.

Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Ajo është e shtruar në repartin e infektologjisë, por është në gjendje stabile.

Pacientja ka qenë në Itali për një muaj, po në Itali nuk ka qenë e trajtuar nga mjekët. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat, raporton alsat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073709487915039
array(1) { ["section"]=> string(69) "konfirmohet-rasti-i-pare-me-koronavirus-ne-maqedonine-e-veriut-196552" }